Edhe sot vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës për punën dyvjeçare të qeverisë

07 prill 2023 | 08:27

Kuvendi Kosovës me fillim nga ora 13:00 sot do t’i vazhdojë punimet e ndërprera, ku do të diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.

Dje për shumë orë në Kuvendin e Kosovës pozita lavdëroi Qeverinë e Kosovës për punën që është bërë në këto dy vjet, ndërsa opozita kritikoi qeverinë për mosarritje të objektivave.

Puna dyvjeçare e Qeverisë së Kosovës është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e tij.

Po ashtu në rend dite sot janë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, shqyrtimi i parë i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje. Në…