Edhe sot vazhdon seanca plenare

02 nëntor 2018 | 08:32

Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të vazhdojë seancën plenare të ndërprerë dje në mungesë kuorumi.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përmes së cilës synohej që Presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo  “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk arriti ta miratojë projektrezolutën.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e para të muajit nëntor me mot shumë të…