Edhe sot vazhdon testimi në qarkoren njëkahëshe në Prishtinë
30 tetor 2022
| 08:08
Në komunën e Prishtinës vazhdon edhe sot testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjete.
Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:
– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-Mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së komunës
– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE-së
– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga “Ukshin Hoti”
– Rruga “Robert Doll”.