Edhe sot vazhdon vaksinimi në Kosovë sipas këtij orari

14 maj 2021 | 08:01

Javët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5 749 raste aktive me këtë sëmundje.

Numri total i rasteve pozitive është 106 754 raste nga 561 637 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 2 218 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98 787 raste.

Pas një ditë pushimi për shkak të fitër bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65 vjeç në të gjithë vendin.

Për rajonin e Prishtinës vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori”, ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët t’i respektojnë masat kundër COVID-it në ditët e festave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në katër ditët…