Edhe Televizioni Publik Bjellorus i bashkohet protestës
Stafi i Televizionit Publik në Bjellorusi i është bashkuar grevës të nisur nga rizgjedhja e shumëkundërshtuar e Presidentit Alexander Lukashenko. Televizioni shfaqi materiale ritransmetim teksa punonjësit dolën jashtë në shenjë proteste kundër censures dhe rezultatit të zgjedhjeve.
Të tjera aksione priten gjatë ditëve në vijim pas manifestimit të opozitës në fundjavë në kryeqytetin Minsk, në të cilin morën pjesë dhjetra mijëra qytetarë.
Kandidatja e opozitës, Sviatlana Tikhanovskaya, sugjeroi të emërohej presidente në detyrë dhe të rikthente normalitetin në vend, duke mundësuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar.
“Jam e përgatitur të marr përgjegjesitëdhe të veproj si lidere e kombit gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të sjell qetësidhe normalitet, liroj të burgosurit politik si dhe të përgatis anën ligjore ekushtet për të mbajtur një tjetër raund të zgjedhjeve presidenciale në kohën mëtë shkurtër të mundshme”.