Edhe tetë persona vdesin nga Covid-19 në vendin tonë
23 korrik 2020
| 15:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndërruar jetë tetë persona të prekur nga Covid-19, duke e quar numrin e përgjithshëm në 158.
“Numri total i rasteve pozitive është 6467 raste nga 32795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2804”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)