Edhe tetë raste të reja në Serbi me Covid 19
16 mars 2020
| 09:04
Në Serbi janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.
Këto janë statistikat deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka mbërritur në 55.
Nga raportimi i fundit deri sot në orën 8 janë testuar 18 persona, 7 prej të cilëve kanë dalë pozitivë për koronavirus. Tre prej tyre gjenden në izolim shtëpiak, kurse katër të tjerë janë ndaluar për mjekim në spital, pa komplikime, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.