Edhe tetë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

25 gusht 2020 | 15:23

Brenda 24 orëve janë regjistruar edhe tetë viktima dhe 136 raste të reja me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 12 mijë e 683 numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 136 raste të reja.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë të cilët ishin të prekur me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka shkruar në 488.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 131 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 8 mijë e 788.

https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.527771290684213/3023493364445314/?__cft__[0]=AZUILlXuH3bRaYUdp24x0JbPHgPZPFK0YAoimDN58bkDcOoQQpKzHMXH9oXxqb8SZ9RTvIJk_aaPvKUcEzX7wQzyzmKXdrrqnVgBuEaSCR27okbzmR1mqlk0HFjFy4seN0rG2sMXtNfsteVamuJGf3rZr12A1HbtiPyqnK57Yc_APA&__tn__=EH-R

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina-Gashi-Bytyçi, ka mbajtur…