Edhe “TikTok”-u kopjon “Snapchat”-in
06 gusht 2021
| 12:11
“TikTok” është aplikacioni më i fundit që kopjon “Snapchat”-in. Gjiganti social ka konfirmuar hyrjen e opsionit të ri, “Story”.
Tashmë edhe përdoruesit e tij mund të hedhin foto e video që fshihen automatikisht pas 24 orësh.
“TikTok” po e teston opsionin e ri përpara se ta bëjë të disponueshëm për të gjithë përdoruesit e platformës. Duket se përmbajtja e shpejtë, jo-afatgjatë është trendi i mediave sociale të cilat po përpiqen të tejkalojnë njëra-tjetrën në garën për të pasur sa më shumë përdorues.
“TikTok” është aplikacioni i fundit që bën një ndryshim në opsione duke kopjuar “Snapchat”-in, pas “WhatsApp”. Ky i fundit integroi opsionin e mesazheve foto e video që vetëshkatërrohen pasi marrësi i ka hapur.