Edhe tre pacientë të shtrirë në Klinikën Infektive, në gjendje të rëndë
15 prill 2020
| 09:56
Sipas raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitivë me COVID-19, kurse janë shëruar tre pacientë. Gjendja e pacientëve të sëmurë me COVID-19 është si vijon: 39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv të klinikës janë tre pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njëri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik. Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga Komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar më 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake.