Edhe tre të dyshuar për vdekjen e Maradonës

09 shkurt 2021 | 17:04

Është thelluar skandali për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve që sollën humbjen e jetës së legjendës argjentinase po zgjerohen gjithnjë e më shumë.

Mediat argjentinase bëjnë me dije se pesë persona po hetohen nga prokurori i përgjithshëm i San Isidros, që po merret apostafat me këtë çështje. Pas doktorit Leopoldo Lukue dhe psikiatres Agustina Kosaçov, zbulohet se po hetohen gjithashtu edhe psikologu Karlos Diaz dhe infermierët Riçardo Almiron dhe Dahiana Gisela.

Të tre këta të fundit akuzohen për dëshmi të rreme për marrjen në pyetje pas ndarjes nga jeta të Diegos. Karlos Diaz, me profesion psikolog, ishte kujdesur për Maradonën në shtator 2020 dhe u pa me dyshim nga prokurorët për rolin që ai kishte mbajtur, ndërkohë Riçardo Almiron ishte i fundit që e pa Maradonën të gjallë para se të pësonte sulm në zemër.

Sipas të gjitha gjasave, tre të dyshuarit e rinj do të thirren përsëri nga hetuesit në ditët në vijim për t’u marrë në pyetje, për të hedhur dritë mbi të vërtetën e humbjes së jetës së Diegos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e famshme, Priyanka Chopra, e cila më 11 shkurt…