![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/infektiva.jpg)
Tre të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19 në Kosovë
10 korrik 2020
| 23:49
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tre pacientë me Covid-19 kanë vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, derisa numri i përgjithshëm shkon në 97.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sonte janë regjistruar edhe 205 raste të reja me Covid-19 derisa numri total i rasteve është 4512.
(V.Z / Epoka e re)