Edhe tre të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

27 qershor 2020 | 12:10

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë një pacient nga komuna e Prizrenit dhe sot në mëngjes kanë vdekur edhe dy pacientë tjerë të prekur me koronavirus dhe që kishin sëmundje tjera përcjellëse.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese. Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njësinë Intensive në objektin e Mjekësisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga rasti i parë më 13 mars ka arritur në 47. Bazuar në raportin e ditës së sotme në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitivë.

Ky është njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Njesinë Intensive në objektin e Mjekësisë me datën 23.06.2020, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Epidemiologu suedez Anders Tegnell ka refuzuar paralajmërimin nga OBSH që…