Edhe Tuzi me drejtues shqiptar, Nikë Gjeloshaj fiton zgjedhjet
03 mars 2019
| 23:28
Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.
Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.
Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit./TCh.