Edhe vajza e Berlusconit rezulton pozitive me Covid-19
Edhe Marina Berlusconi, sipas asaj që raporton Ansa, ka rezultuar pozitive me Covid-19. Pas shumë tamponëve negativë, në fundjavë, testi ka dalë pozitiv. Lajmi konfirmohet edhe nga burime të Fininvest dhe Mondadori, ku vajza e ish kryemistrit Berluskoni është presidente.
Por burimet kanë thënë Marina është mirë dhe po punon normalisht nga shtëpia. Vajza e parë e Silvio Berluskonit, së bashku me familjen e saj është izoluar në rezidencën e saj në Milano, që prej të mërkurës, kur babai i saj rezultoi pozitiv. Edhe kushtet shëndetësore të bashkëshortit dhe të dy fëmijëve të saj janë të mira.
Ndër të tjera Silvio Berlusconi, ka kaluar natën e katërt në spitalin San Raffaele në Milano pas infektimit me Covid-19 dhe problemeve shëndetësore nga një polmoni bilateral. ‘Nata e kaluar ka qenë një natë e qetë për Berluskonin’, ka thënë profesor Alberto Zangrillo, mjeku i tij dhe shef i repartit të Anestezisë dhe Reamiacionit, i cili do të japë sërish të dhëna të reja për gjendjen shëndetësore të Silvio Berluskonit rreth orës 16.