Edhe Vitia rreshtohet me Familjen – Përkrahje e fuqishme për Koalicionin për Familjen

06 shkurt 2025 | 20:22

Koalicioni për Familjen po vazhdon të fitojë mbështetje të gjerë anembanë Kosovës. Edhe në Viti, qytetarët iu bashkuan fuqishëm këtij vizioni, duke e mbushur përtej kapaciteteve në Shtëpinë e Kulturës.

Pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i qytetarëve dëshmuan se vlerat dhe qëllimet e Koalicionit për Familjen kanë jehonë të madhe në këtë komunë.

Lideri i koalicionit, Eman Rrahmani u prit me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit. Duke shprehur falënderimin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme, Rrahmani theksoi se Koalicioni për Familjen është zëri i vlerave tradicionale dhe i një të ardhmeje më të sigurt për familjet kosovare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 492-vjetorit të botimit të librit të Marin…