Edhe Vjosa Osmani ishte kompensuar për udhëtim sa ishte pjesë e Kuvendit
Edhe Vjosa Osmani ishte kompensuar për udhëtim sa ishte pjesë e Kuvendit
Hise në shpenzimet për karburantet kishte marrë edhe Vjosa Osmani, deputetja e dikurshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tani presidente.
Në shpenzimet shihet se përfituese e të hollave të dedikuara për rrugëtimin e deputetëve, ndër vite ka qenë edhe ish-deputetja Osmani.
Më 2011, viti kur kishte hy në fuqi rregullorja që i parashihet këto pagesa, Osmani, që tash mban pozitën e të parës së shtetit kishte marrë 380 euro për rrugën që bënte nga Mitrovica në Prishtinë.
Një vit më pas për të njëjtin destinacion ajo kishte përfituar 1 mijë e 789 euro.
Ndërkohë, më 2013 nga ky fond i Kuvendit të Kosovës, Osmani kishte marrë edhe 1 mijë e 240 euro të tjera, dhe në vitin 2014 edhe 520 euro të tjera.
Nga 2015 e tutje, Osmani nuk i ka shfrytëzuar më paratë e Kuvendit të dedikuara për udhëtimin e saj.
Shpenzimet e Vjosa Osmani:
2011, 380 euro
2012, 1 780 euro
2013, 1 240
2014, 520