Edhe Vjosa Osmani merr pjesë në takimin me Kurtin
20 prill 2020
| 10:27
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Pak çaste më parë në qeveri kanë mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Në takimin me Kurtin nuk do të marrin pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re. Ndërsa Nisma Socialdemokrate ende nuk ka qëndrim lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë.
Në takimin e thirrur nga Kurti do të diskutohet për gjendje rreth pandemisë së virusit “Korona”.