Edhe votuesit nga diaspora që nuk kanë pranuar telefonatë nga KQZ-ja mund të votojnë

05 shkurt 2021 | 14:16

Shumë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në diasporë janë ankuar në lidhje me çështjen e votimit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në lidhje me këto shqetësime, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije për “Epokën e re” se ky komision nuk ka arritur t’i kontaktojë përmes telefonit të gjithë votuesit nga diaspora.

Elezi ka thënë se çdo votues që i ka plotësuar kushtet ligjore do të mund të votojnë edhe pse KQZ-ja nuk e ka kontaktuar përmes telefonit.

“KQZ-ja ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, përfshirë dhe votuesit jashtë vendit. Sipas kësaj liste janë 102 mijë e 100 votues të cilët janë aprovuar nga KQZ-ja pasi kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike. Në mesin e këtyre votuesve janë përfshirë edhe aplikuesit të cilët ne nuk kemi arritur t’i kontaktojmë përmes telefonit apo që nuk janë lajmëruar në telefon”, ka thënë Elezi. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Tani më edhe formalisht jemi në fushatën…