Edhe zyrtarët e Koresë së Jugut tregtojnë kriptovaluta
Konfuzionet dhe fërkimet e javëve të fundit lidhur me rregullimin e kriptovalutave në Korenë e Jugut, kanë shfaqur akuza të zyrtarëve të qeverisë se kanë tregtuar kriptovaluta.
Sipas raporteve lokale, shkruan Chosun, përcjell Telegrafi, disa zyrtarë qeveritar nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Financiare (FSS), të cilët ishin në dijeni për kufizime të konsiderueshme ose ndalim të plotë të kriptovalutave, kanë shitur kriptovaluta pak para se informacioni të bëhet publik.
“Ne kemi konfirmuar se disa zyrtarë qeveritar kanë bërë një veprim të tillë”, deklaroi shefi i FSS-së, Choi Hyung-sik.
Pretendimet e një veprimtarie të tillë korruptive dobësojnë pozicionin e Seulit, pasi njoftimet kontradiktore mbi rregullimin e kriptovalutave shkaktuan një protestë masive.
Një peticion publik që bën thirrje për anulimin e kufizimeve, si dhe shkarkimi i disa ministrave të profilit të lartë, tani ka tërhequr më shumë se 200 mijë nënshkrime dhe kërkon një përgjigje të qeverisë brenda 30 ditëve. /Telegrafi/