Edhe zyrtarisht shkarkohet Tucheli

29 dhjetor 2020 | 11:28

Edhe zyrtarisht Thomas Tuchel, nuk është më trajner i Paris Saint Germain.

Gjermani e udhëhoqi klubin francez në 127 ndeshje dhe arriti 95 fitore, 12 barazime dhe 20 humbje. Me Tuchelin në në krye, skuadra franceze arriti të shkoj për herë të parë në një finale të Ligës së Kampionëve, njofton “Goal.com”.

“Unë do të doja të falënderoja Thomas Tuchel dhe stafin e tij për gjithçka që sollën në klub”, ka thënë Nasser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së. Rolin e trajnerit tek PSG-ja pritet ta marr Mauricio Pochettino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit ka dalë me…