Edi Rama: Adem Demaçi, rebel i llojit më të rrallë
26 korrik 2018
| 21:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
“Me vdekjen e Adem Demaçit mbyllet historia e jashtëzakonshme e një rebeli të llojit më të rrallë; shqiptar i llojit më të mirë, burrë i llojit më të veçantë, mik i llojit më të lartë. Pas një jete prej stuhie pambarim, ai u tret ngadalë e iku si zotnia që i tha të gjitha #RESPEKT”, ka shkruar Rama.
Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.
Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë I njohur si “Mandela i Ballkanit”.