Edi Rama do të betohet në shtator si Kryeministër para Presidentit Meta

09 korrik 2021 | 23:33

Gjykata Kushtetuese nuk e ka futur në agjendë për muajin korrik vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta. Kjo dosje ka kaluar për vjeshtë.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se duhet që partia fituese ti nisë shkresë zyrtare Presidentit të Republikës se Edi Rama është caktuar nga partia fituese e zgjedhjeve që të dekretohet si Kryeministër shtator 2021-shtator 2025. Dhe kjo duhet para fillimit të Kuvendit të ri në shtator, pra në muajin gusht.

Pas dekretimit nga Presidenti Republikës, zoti Edi Rama duhet të paraqitet në Presidencë që të marrë Dekretin e Ilir Metës. Me pas kryeministri i dekretuar, sipas Kushtetutës, emëron kabinetin e ri qeveritar. E prapë këta do të shkojnë të vendosin dorën mbi Kushtetutë në prani të Presidentit.

Por deri tani PS-ja dhe vetë Edi Rama ishin betuar se nuk do ta kapte shtatori si President, Ilir Metën, pra shpresonin të betoheshin para një Presidenti tjetër. Gjykata Kushtetuese nuk e ka në agjendë fare vendimin e parlamentit, të paktën deri në shtator. Por në shtator në javën e parë të tij mblidhet parlamenti sipas Kushtetutës e ndaj Edi Rama detyrohet të shkojë te Ilir Meta.

Me sa duket skraparlliu Meta qenka më i fortë se sa e menduan në Rilindje!

Ose takimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Erion Veliajn në Budapest të Hungarisë ka qenë me lejen e Edi Ramës.

Diçka po luhet nën tavolinë, jashtë syve të publikut.

Në të vertetë Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dhënë prova në këto dy dekada se shahen e sulmojnë njeri tjetrin, por kur vjen puna te karrikja e Pushtetit, gjejnë zgjidhje. Përherë kanë patur negociatorë biznesmenë apo pronarë mediash apo edhe pjestarë të “nëntokës”, por këtë herë duket se kanë bërë zgjidhjen e duhur; kanë gjetur Erion Veliajn si negociator.

Nga Daniel Muçaku, zv/kryeredaktor i KOHA JONE-

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Habit para gjykatës i riu shqiptar. Elton Sefa, shqiptari i…