Edi Rama i dhuron Turqisë 1 milion euro
Qeveria e Shqipërisë ka ndarë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është lidhur drejtpërdrejt në fushatën televizive “TurkiyeBirYurek” për mbledhjen e fondeve në ndihmë të qytetarëve turq.
Ai ka thënë se megjithëse mund të jetë shumë e vogël, Shqipëria nuk ka mundësi të japë më shumë. Rama ka shtuar se Shqipëria nuk do ta harrojë ndihmën që Turqia i ka dhënë pas tërmetit të 2019-s.
Kjo fushatë ndihmëse po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.
Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.
Deri tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.
Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’i dhurohen AFAD dhe Kızılay.