Edi Rama i kishte lënë në fund të listave, tani i shpërblen me pozita të rëndësishme në qeveri
05 maj 2021
| 22:56
Bora Muzhaqi është emëruar zv. ministre e Arsimit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë po sot, kryeministri Edi Rama ka firmosur një tjetër ndryshim, ku në postin e zv. ministres së Mbrojtjes është emëruar Dallëndyshe Bici.
Muzhaqi ishte kandidate për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31-ta. Gjatë fushatës Muzhaqit iu besua edhe pozicioni i zëdhënëses në selinë rozë.
Ashtu sikurse Muzhaqi, edhe Bici kandidonte për deputete, e 22-ta në listën e socialistëve të Tiranës.
Ndryshimet e reja në qeveri vijnë 10 ditë pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PS arriti të dalë forcë e parë me 74 mandate, ndërsa PD mori 59 mandate në Kuvendin e ardhshëm që pritet të nisë punimet në muajin shtator.