Edi Rama ia pa sherrin fjalimit të fuqishëm në Parlamentin e KE-së (dokument)

13 tetor 2022 | 08:33

Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku bëri thirrje që të rrëzohen akuzat kundër Kosovës dhe ta pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Marty, ka shkaktuar reagime të forta, ku disa e kritikojnë për sjelljen e disa e lëvdojnë.

Por që fjala e Ramës ka sjellë pakënaqësi duket edhe pasi kreu i grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej, ka thënë se nuk e kanë pranuar ftesën e Ramës për darkë.

“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend të kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për ta refuzuar ftesën e kryeministrit për një darkë pune” thuhet në një njoftim në email të Aleksander Pociej.

Këtë denoncim e ka bërë deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, i cili thotë se shkak për anulimin e ftesës është bërë “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e paprovuara për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që t’i rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe ta pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt. Kreu i qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se…