
Edi Rama i jep post të rëndësishëm djalit të Fatos Nanos
19 prill 2018
| 17:28
Sokol Nano është emëruar drejtor ekzekutiv i Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA).
Sokol Nano është djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, dhe me këtë emërim si duket Rama ruan ende raportet e mira me paraardhësin e tij.
Më herët, këtë post të rëndësishëm e ka mbajtur Brisida Shehaj e cila tanimë është emëruar në krye të Agjencisë së Task-Forcës së Bregdetit. (albeu)