Edi Rama: Kjo luftë ka fund. Ne po fitojmë
11 prill 2020
| 11:18
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se masat e reja për ta ruajtur distancën nëpër tregje po japin efekt. Javën e kaluar pati grumbuj njerëzish në Tregun e Kombinatit, duke rritur frikën e përhapjes së koronavirusit. Por, sot Rama, pas publikimit të disa fotografive në llogarinë e vet në “Facebook”, njofton se qytetarët po e zbatojnë distancën e caktuar.
“Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: FITOREN E AFËRT TË SHQIPTARËVE”, ka shkruar Rama.