Edi Rama kujton Bajram Rexhepin: Kam pasur nderin ta njoh atë zotëri të madh e të urtë

21 gusht 2020 | 11:10

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në trevjetorin e vdekjes së tij.

Rama ka deklaruar se ka pasur fatin dhe nderin ta njoh Rexhepin, i cili sipas tij i ka shërbyer Kosovës në luftë dhe në paqe.

“BAJRAM REXHEPI, e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e shpëtuar jetë larg sallës së operacionit, nëpër malet e rezistencës për liri. Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje, kur pas mbytjes së dy fëmijëve shqiptarë në ujërat e Mitrovicës, valvula e tensionit ndëretnik ishte në një moment shpërthyes”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

 

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158077794066523/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar të gjithë viktimat…