
Edi Rama mbledh Asamblenë e PS-së më 17 mars te Gjiri i Lalëzit
11 mars 2024
| 16:45
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet të dielën në datë 17 mars në Gjirin e Lalëzit në Durrës për herë të tretë në pak kohë.
Më herët janë mbajtur dy asamble gjatë muajit shkurt.
Rendi i ditës:
1. Fjala e Kryeministrit Rama
2. Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3. Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4. Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”, miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.