Edi Rama mbledh mbeturinat në Vlorë
17 korrik 2021
| 19:29
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në llogarinë e vet në “Facebook” duke mbledhur mbeturina në një fushë të sportit, ku sipër videos ka shkruar: “Pa koment, Bashkia Vlorë, Dashuria për Vendin, Respekti për Veten”.
“Vetëm tre minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet dhe një bashki. Ata që vijnë e luajnë këtu bëjnë mirë të mos i hedhin apo të i mbledhin të paktën”, ka thënë Rama.
Video:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/259235738873371/