Edi Rama më 15 shkurt takohet me Antony Blinkenin
02 shkurt 2022
| 14:25
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohet më 15 shkurt në ShBA me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.
Burime të “Abcnews” kanë bërë me dije se do të udhëtojë drejt ShBA më 13 shkurt me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të Sigurimit të OKB.
Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku ShBA-ja dhe Shqipëria kanë nënshkruar memorandumin për sigurinë e “4G” dhe “5G”.