Edi Rama me këngën e Ramë Lahajt “Për ty atdhe” uron shqiptarët për 112-vjetorin e pavarësisë
28 nëntor 2024
| 09:26
Shqipëria sot shënon 28 nëntorin, 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.
Ai në Facebook e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruara nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.