Edi Rama ndan pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj

04 dhjetor 2024 | 13:28

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj.

Përpos videos së postuar në rrjetin social Facebook, kryesocialisti shkruan se po punohet me ritme të shpejta, ndërsa vë në dukje se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.

“Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj. Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash”, shkruan Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AZHAR MAXHUNI, shpall te pavlefshme diplomën e SHMLT “ARKITEKT SINANI”.