Edi Rama nderon Florian Markun me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”
27 gusht 2022
| 14:41
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot e ka nderuar boksierin Florian Marku me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.
Rama është shprehur se suksese të tilla e përmirësojnë vendin.
“Është Floriani ai që e nderon këtë godinë me praninë e tij, ne jemi të nderuar të ndajmë disa momente me të tillë shqiptarë dhe nuk kam pse e fshehë, kështu ne përmirësohemi”, është shprehur Rama.
Ndryshe, ku nderim vjen pasi boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që ta mposht kundërshtarin meksikan Miguel Parra Ramirez.
Marku, i cili njihet me nofkën “Mbreti Shqiptar”, ka arritur ta sigurojë WBC Silver Interim në peshën e lehtë.