
Edi Rama ndryshon 7 ministra në kabinetin e tij
Pasditen e 4 shtatorit ashtu siç pritej, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar emrat e ri në kabinetin Qeverisës.
Ikje dhe lëvizje mes posteve.
Kështu, Olta Xhaçka, nuk do të jetë më ministre e Evropës dhe Punët e Jashtme, pasi ky pozicion do të mbahet nga Igli Hasani.
Delina Ibrahimaj te ministria e Financave dhe Ekonomisë do t’ia lirojë vendit, Ervin Metes, dhe tashmë ajo do të jetë ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Pozicioni ky që i ishte besuar më herët Edona Bilalit.
Ogerta Manastirliu do të jetë ministre për Arsimin dhe Sportin, post i mbajtur nga Evis Kushi.
Manastirliu postin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do t’ia lërë Albana Koçiut.
Një emër i ri në kabinet do të jetë Arbjan Mazniku, i cili do të mbulojë ministrinë e Shtetit për Pushtetin Vendor.
Po ashtu, Frida Krifca, nuk do të jetë më ministre e Bujqësisë, pasi ministria tashmë do të drejtohet nga ish-ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj.
Gjithashtu Rama tha se, në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së, ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së.
“Me propozim të sekretarit Përgjithshëm në detyrë, Blendi Klosi, unë ju kërkoj të miratoni këtë strukturë dhe përbërjen e re të Sekretariatit të Partisë, të cilin do ta votojë asambleja në Kongres”.
Konkretisht
Sekretar Organizativ, Ardian Çela.
Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduart Ndreca.
Sekretare e Gruas, Evis Kushi.
Sekretar Digjital, Etjen Xhafa.
Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko.
Sekretar për Çështjet Zgjedhore, Eridjan Salianji.