Edi Rama në Abu Dhabi për të nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë
14 shkurt 2024
| 10:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur në takim nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.
Rama ka bërë me dije se së shpejti do ta nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e presidentit të Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, ka shkruar Rama në “Facebook”.