Edi Rama: Ne e dimë çfarë është lufta, një pjesë e evropianëve e kanë parë luftën vetëm në filma

29 gusht 2022 | 22:43

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën. Rama tha se shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë është lufta, ndryshe nga perëndimorët.

“Nëse do të flisnin për rrezikun e lodhjes duhet të kishit ftuar vende të tjera këtu. Në vend të Kroacisë, duhet të kishit ftuar Gjermaninë. Në vend të Shqipërisë, duhet të kishit ftuar Italinë.

Na duhet të flasim për të tjerët sepse nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës dhe e dimë çfarë është.

Unë besoj që po ka një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes është shumë i lartë. Ukrainasit janë njerëz të fortë. Lajm i mirë është që Ukraina nuk e ka humbur luftën dhe Rusia nuk e ka fituar.

Në pjesën më të vjetër të BE, ata nuk kanë parë luftë, përveçse në Netflix. Lexova sot që rritja ditore e shpenzimeve për familjet italiane është 5 euro. Italianët janë një vend shumë tragjik kur vjen fjala e të ngrënit e të pirit.

Ne jemi gati me zemër të mbështesim Ukrainën deri në fund. Nuk jam i sigurt që Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse gjatësia në përgjithësi është çështje gjenetike, sipas një…