Edi Rama: Nga janari 2020 kanë përfituar bonusin 10 mijë e 275 fëmijë
26 maj 2020
| 22:17
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se nga janari i 2020 kanë përfituar 10 mijë e 275 fëmijë bonusin e bebes.
Rama ka thënë se programi i mbrojtjes sociale mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë duke kujtuar edhe pagesat sipas fëmijëve nëse është i pari, i dyti, i treti apo binjakë.
“10,275 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2020. Programi ynë i mbrojtjes sociale vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë, nëse është fëmija i parë 80,000 lekë, fëmija i dytë120,000 lekë, fëmija i tretë binjakë 80,000+80,000”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
(Q.R / Epoka e re)