Edi Rama paralajmëron padi për Sali Berishën

14 tetor 2018 | 13:49

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, një ditë më parë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte blerë një këmishë 25 mijë dollarë në Nju Jork.

Pas kësaj akuze ka reaguar Rama, i cili ka bërë me dije se do ta padisë Berishën për shpifje.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. ‘Hugo Boss’-i im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork, çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopsht”, ka shkuar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E marta do të jetë dita e Superklasikes së Amerikës…