Edi Rama poston foto dhe një koment për ditët e pushimeve në Dhërmi të Giorgia Melonit
Në kulmin e sezonit italian të pushimeve, pikërisht në festën e Ferragostos, festë e perandorit të Caesar Augustus që kulmon në datën 15 dhe mbaron në datën 17 Gusht, Kryeministrja italiane zgjodhi Shqipërinë dhe Dhërmiun për të kaluar këto ditë.
Ajo nuk është as e para as e fundit italiane që viziton Shqipërinë. Sivjet kanë qenë të shumtë italianët që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime, por edhe artikujt që flasin se Shqipëria po shndërrohet në një Itali të vogël, ndoshta larg eksperiencës 100-vjeçare që Italia ka me turizmin, por gjithsesi me jo pak për të ofruar.
Kryeministrja italiane takoi Edi Ramën. Ato qëndruan për katër ditë së bashku në rezidencën qeveritare në Dhërmi. Ditën kur Meloni pritet të lërë Shqipërinë Rama i ka dedikuar pikërisht këtë postim: