Edi Rama poston foto me Famir Limajn, koordinatorin kombëtar të dy qeverive
26 nëntor 2018
| 14:19
Me propozim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe me miratimin e dy qeverive (Kosove-Shqipëri), zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është emëruar koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.
Kryeministri Edi Rama në llogarinë e vet në “Twitter”, ka publikuar një fotografi me Limajn.
“Me Fatmir Limajn, i sapozgjedhur Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive”, ka shkruar Rama.