Edi Rama prezanton prezanton maketin e projektit të Portit të Durrësit
21 korrik 2021
| 09:18
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar maketin e projektit të Portit të Durrësit.
Sipas Ramës, ky projekt do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut.
“Mirëmëngjesi dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë”, njofton Rama.