Edi Rama: Qoftë e bekuar ushtria e sapolindur e Kosovës
18 tetor 2018
| 17:40
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos ligjore e cila mundëson transformimin e FSK-së në ushtri.
Rama ka uruar që ushtria e Kosovës të jetë e bekuar. “Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10156181567871523/?type=3&theater