Edi Rama: Ramushi e Albini më lënduan me gënjeshtra
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë.
Ai ka thënë se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë përkundër që aktivistët e VV-së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.
“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë”, ka thënë Rama.
“Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time, nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre”, ka shtuar Rama.
Ai ka treguar edhe për raportet e tij me Kurtin, dhe ka thënë se e kanë lënduar gënjeshtrat e tij.
“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e teatrit. Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëzimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?”, tregon Rama.
“Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qenies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zori në mënyrën më të keqe këtë nuk mund ta toleroj”, ka thënë Rama.
Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.
“Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim”, ka thënë Rama.