Edi Rama: Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike (video)
30 qershor 2020
| 13:09
Pas aktakuzave të ngrituara nga Prokurori Special me seli në Hagë për Presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë dyditore në Kosovë.
Ndërkohë këtë mëngjes, Rama ka publikuar pamje nga lufta çlirimtare e Kosovës dhe një pjesë nga fjalimi që mbajti në Kuvend javën e shkuar lidhur me këtë luftë dhe aktakuzat e ngritura për Thaçin e Veselin.
Kryeministri shqiptar ka takuar të gjithë liderët politik të Kosovës, si dhe udhëheqësit e institucioneve te vendit: Presidentin Thaçi, kryeministrin Hoti, kryeparlamentaren Osmani dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.
Në vijim ndiqni pamjet e publikuara nga Rama
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3156306597783435/