Edi Rama shkon drejt zgjedhjeve
09 janar 2018
| 11:03
Partia Socialiste (PS) ka mbledhur kryesinë e re pas asamblesë së zhvilluar ditën e shtunë. E drejtuar nga vetë Edi Rama, kryesia e PS-së ka diskutuar për vendimet e marra.
Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se ka qenë Rama që ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të partisë.
“Të bëhen zgjedhje të reja për kryetar të partisë, sepse ka kaluar afati”, mësohet se ka thënë Edi Rama.
Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PS-së, apo të degëve në rrethe, por duket se Rama po shkon drejt zgjedhjeve.
Gjithashtu ai ka kërkuar mobilizim të bazës./syri/