Edi Rama sot viziton Kosovën
29 qershor 2020
| 09:15
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Kosovën.
Thuhet se Rama takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive
Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan express.
Gjatë të enjtes, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët e UÇK-së të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.