Edi Rama takohet me Starmer në parkun e pallatit ku lindi Churchilli
18 korrik 2024
| 19:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me homologun e tij të sapozgjedhur britanik, Keir Starmer.
Rama tha se kjo është biseda e parë me Starmer, për të cilën tha se u zhvilluar në një nga parqet e pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së tij paraardhësi i tij, Winston Churchill.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkroi Rama, transmeton Klankosova.tv.
Takim me Starmerin sot pati edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.