Edi Rama takon Hillary Clintonin në Mynih
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit dhe ish-kandidaten demokrate për President, HIllary Clinton, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, zhvilluar në Mynih të Gjermanisë.
Përmes një publikimi në media sociale, Rama ka shpërndarë fotografi me Clinton, me mbishkrimin e thjeshtë: Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.
Teksa, nuk ka ndarë detaje të tjera lidhur me këtë takim.
Pjesëmarrës në tryezë ka qenë po ashtu edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Teksa, Clinton, ka qenë ndër figurat më madhore të politikës amerikane, sa i takon raporteve me Shqipërinë, pasi ajo ka qenë Zonja e Parë, në kohën e bombardimeve të NATO-s në Serbi, duke i dhënë frymëmarrje dhe liri Kosovës.
Ndërsa, ka zhvilluar edhe vizita të nivelit të lartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë dhe ka qenë një zë i fortë pro të drejtave të shqiptarëve dhe integrimit të tyre euroatlantik.